Shendeti i Gruas

PO, mund të ngelësh shtatzënë, teksa je shtatzënë!

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2019

PO, mund të ngelësh shtatzënë, teksa je shtatzënë!

Duket e pabesueshme, por po, një grua mund të mbetet shtatzënë ndërkohë që është shtatzënë! Kjo sindromë e rrallë quhet superfetim dhe lidhet me ngjizjen e një fetusi të dytë, ndërkohë që je shtatzënë me një tjetër. Cili do të jetë rezultati?!

PO, mund të ngelësh shtatzënë, teksa je shtatzënë!

Një nënë e lumtur me 2 binjakë me moshë dhe ndonjëherë me data të ndryshme lindjesh.

Askush nuk e di pse ndodh kjo, por disa besojnë se ndodh kur implantimi i embrionit vonohet që të parandalojë hormonet.

Mungesa e njohurive mbi këtë dukuri ndodh ndoshta për faktin sepse është shumë e rrallë. Studiuesit e superfetimit kanë identifikuar vetëm 10 raste të tilla.

Kjo dukuri, e quajtur “superfetim” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”.Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Kurse, në rastin e parë, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale prandaj binjakët dalin me pesha, gjatësi dhe grupe gjaku të ndryshëm nga njëri tjetri.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj nuk çlirojnë më vezë nga mitra sepse hormonet i çojnë trupit sinjale që të përgatitet për rritjen e bebit. Gjithsesi, në rasti e superfetimit, vezoret gjenerohen, çlirojnë një tjetër vezë dhe kështu është e mundur një tjetër shtatzëni.

PO, mund të ngelësh shtatzënë, teksa je shtatzënë!

Përveçse tek njeriu, kjo dukuri ndodh dhe tek kafshët. I pari që e vuri re këtë tek një lepur ishte Aristoteli. Ai pa që lepuri kishte sjellë në jetë bebe me pesha të ndryshme.