Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Dashi dhe Demi

Ky do të jetë një muaj i madh për ju sepse 2 eklipse po përgatiten për të ndodhur. Më vonë do të kuptoni që ndryshimet që ndodhën ishin të nevojshme dhe në fakt do të përmirësojnë jetën tuaj.

I pari, eklipsi diellor në shenjën e Gaforres do të ndodhë në 2 korrik (sot) dhe do të ndikojë në shtëpinë, pasurinë ose tek një pjesëtar i familjes suaj. Gjithashtu ku eklips mund të ndikojë edhe tek marrëdhënia juaj me një njeri me të cilin jetoni ose të cilin e keni punësuar për t’u kujdesur me disa aspekte të shtëpisë suaj; mund të jetë një arkitekt, dado apo financier. Do të hasni paksa vështirësi gjatë këtyre ndryshimeve që do të bëni, por asgjë që s’ndreqet. Mërkuri do të jetë në prapavijë gjatë gjithë muajit; praktikisht nis më 7 korrik deri në 31.

Gjatë korrikut do të shihni se të vendosësh çfarë është e vërtetë dhe çfarë ëndërr nuk është edhe aq e thjeshtë. Siç thotë një shprehje, nëse ke dyshime mos bëj asgjë. Mjegulla do zhduket në gusht, prandaj do ta keni më të thjeshtë të merrni vendime muajin tjetër.

Eklipsi tjetër, ndodh në 16 korrik dhe do ta çojë gjithë vëmendjen tuaj drejt karrierës. Jo të gjithë Dashët do t’i ndjejnë këto eklipse, por gjithsesi mënyra më e mirë për të manovruar këtë periudhë është të shmangni marrëveshjet. Mos firmosni asgjë.

Përpiqu të njohësh limitet e tua dhe mos shpenzo më shumë nga ç’përballon. Përsa i përket dashurisë, më 9 korrik mund të keni një mosmarrveshje me partnerin tuaj. Atij ndoshta nuk do t’i pëlqejë një vendim i juaji në lidhje me shtëpinë. Nëse keni fëmijë dhe duhet të shpenzoni për ta, mos u mendoni 2 herë.

Gjatë këtij muaji, Marsi do të jetë në Luan, gjë e cila paralajmëron se jeta juaj dashurore do të fillojë të lulëzojë. Nëse po përpiqeni për një fëmijë, këtë muaj mund të diskutoni qetësisht. Eklipset do t’ju bëjnë më shumë të ndjeshme sepse mbyllin një cikël për të hapur një tjetër.

Bëni kujdes nga konfliktet. Të debatoni me shefin, klientët apo kolegët nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Mos u habisni nëse papritur largoheni nga puna aktuale, diçka më e mirë mund të shfaqet në horizont.

Mund të takoni dikë me shumë pushtet, që ndonëse qëndron në hije, do t’ju mbështesë që të bëni progres në karrierën tuaj.

Për ta përmbledhur, ky muaj do të jetë i mbushur me lajme të reja për ju. Nëse jeni me dikë, lidhja juaj do të shkojë në një tjetër nivel. Nëse jeni vetëm, këtë muaj do të keni shanset më të mira për të njohur dashurinë e vërtetë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Dashi dhe Demi

Do të jeni duke udhëtuar gjatë korrikut, por me Mërkurin në prapavijë s’është se do të humbisni diçka të rëndësishme nga jeta e zyrës. Eklipset do t’ju frymëzojnë të bëni gati valixhet dhe të niseni. Është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Udhëtimi i parë mund të jetë i shkurtër, spontan dhe shumë i veçantë.Mund të jeni me familjarët tuaj diku pranë detit. Më pas, nga mesi i muajit ju pret një udhtim më i gjatë, diku mes malesh dhe ajri të pastër.

Keni qenë të shpërqëndruar nga puna, por është koha të kujdeseni për veten dhe nëse keni fëmijël, të kaloni më shumë kohë me to. I ke munguar atyre!

Eklipsi Hënor i 16 korrikut në Bricjap lidhet sërish me udhtmet, por kësaj here mund të jetë për çështje pune. Çështjet ligjore apo një projekt i caktuar mund të jetë drejt finalizimit të tij.

Gjatë këtij muaji mund të përballeni me një mosmarrveshje në familje për çështje pronash. Ose, nëse jeni duke i divorcuar, mund të mos bini dakord me ish-partneren përsa i përket çështjeve financiare.

Paratë dhe çështjet familjare janë në një moment kritik dhe po sjellin shumë ndryshmime të shpeshta emocionale. Mos merrni vendime të shpejta dhe mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Merrni kohën që ju duhet që më tej,të vendosni me zgjuarësi.

Karriera do të shkëlqejë sërish në gusht, kështu që mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë për mrekulli.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.