Pesë ditë më parë, u publikua “Sayonara Baby” e këngëtarit rus Allj në bashkëpunim me Era Istrefin. Fill pas publikimit, të shumtë qenë njerëzit në internet që theksuan se kënga është e vjedhur nga ajo e këngëtarit gjerman Bausa – “Was du Liebe nennst”.
View this post on Instagram
Nëse dëgjoni këngët, ajo janë pothuajse identike, qoftë në tekst ashtu edhe në muzikë. Në fakt, kënga nuk është e vjedhur. Sipas shumë ndjekësve, Bausa u ka dhënë leje producentëve të këngëtarit rus që të sjellin një version të ri të “Was du Liebe nennst” që u publikua 2 vitë më parë.
Sipas njerëzve të tjerë, Bausa dhe Allj janë miq dhe ideja lindi pasi këngëtari gjerman humbi një bast dhe “u detyrua” t’i jepte leje të realizonte një version tjetër të këngës së famshme që numëron më shumë se 130 milionë shikime në YouTube.
Këngët:
1. BAUSA - Was du Liebe nennst [prod. von Bausa, Jugglerz & The Cratez]
2. Allj & Era Istrefi - Sayonara