Top List

Për një mëngjes ndryshe: 5 këngë nga legjenda Etta James

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

Për një mëngjes ndryshe: 5 këngë nga legjenda Etta

Nëse ky mëngjes ju gjeti romantikë, melankolikë, ëndërrimtarë dhe me një mal mendime në kokë, ju duhet pak muzikë e mirë, si shoqëruesja e duhur në këto orë të para të ditës.

Si thoni të luani disa këngë nga repertori i Etta James- it (1938- 2012). Zhvendosuni në një tjetër dimension, shumë më të ndjeshëm, të thellë e sensual. Nisjani me “I'd Rather Go Blind”:

“Diçka më tha (më la të kuptoja) se kishte marrë fund
Kur të pashë teksa flisje me të
Diçka thellë në shpirtin tim më tha: Qaj, goce
Kur të pashë me atë vajzë rrotull”

Për të vazhduar me “At Last”:

“Të paktën dashuria më ka mbërritur
Ditët e mia të vetmuara kanë mbaruar dhe jeta është si një këngë”

Vazhdojmë me "All I Could do was Cry":

“Dëgjova zile të binin
Dëgjova një kor të këndonte
Pashë dashurinë time teksa ecte drejt altarit
Në gishtin e saj kishte vënë një unazë”

Ose "I Just Want To Make Love To You":

“Nuk të dua të mërzitur e të trishtuar,
Dua thjesht të bëj dashuri me ty”

Në fund, zemrat e dashuruara ta mbyllin me "Something's Got a Hold on Me":

“Më lër të të them se tani

[Seç] Kam një ndjesi, ndihem shumë çuditshëm

Gjithçka te unë duket se ka ndryshuar

Kam një të ecur të re

Madje tingëlloj shumë më e ëmbël kur flas”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.