Pak javë më parë, Rihanna bëri gati valixhet dhe u nis drejt Londrës ku duket se po kalon kohën më të mirë të saj nëpër qytet.
Mes të tjerave, ka zëra që thonë se këngëtarja po e përdor kohën e saj në Angli për të krijuar në fshehtësi të plotë, miqësi me Meghan Markle.
Kështu siç e dëgjuat, tani që shkruhemi Rihanna dhe dukesha mund të jenë bërë mikesha të mirë. Diçka e tillë nuk është ende e konfirmuar, por nëse zërat vërtetohen a nuk është kjo dyshe më shumë se ikonike?
Gjithsesi, edhe shumë kohë para se Meghan të ishte kaq e famshme, ajo kishte shansin të takohej me Rihanna-n nëpër evente ku kishin të njohur të përbashkët.
Thuhet, se vajzat kanë ndajnë të njëjtin stil dhe një nevojë të theksuar për ta mbajtur jetën private, të tillë.
“Meghan është me vogëlushin e saj tani, por takimet me Rihanna-n janë në krye të listës së saj.”
Po partnerët?! Mos ndoshta Hassan Jameel dhe princ Harry kanë gjetur gjithashtu gjuhën e përbashkët?! Sido që të jetë, tani po imagjinojmë Riri-n teksa shtyn karrocën e Archie-it në oborret e pallatit mbretëror.
Burimi: Glamour