Showbiz dhe TV

Familjes së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos i shtohet një pjesëtar i ri

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Familjes së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos i shtohet një

Kur dikush në showbiz (dhe jo vetëm) është i lidhur me dikë, të gjithë presin dasmën. Pas dasmës, të gjithë presin bebin. Rasti i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos nuk qe përjashtim.

Prej pak ditësh, familja e tyre është shtuar me një pjesëtar të ri: një qenushe të rracës labrador. Në një postim në Instastory në profilin e Hyskos, shihet Orinda që luan në dysheme me këlyshen, siç bëhet rëndom.

Familjes së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos i shtohet një

Në maj, kur moderatorja u shfaq në skenën e “Dua të të bëj të lumtur” me bark paksa të fryrë, të gjithë aluduan se ishte në pritje të ëmbël. Dhe ajo do të donte shumë të ishte ashtu, por deri atëherë, çifti do t’ia dhurojë dashurinë dhe vëmendjen njëri-tjetrit dhe katër putroshit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on