Aktualisht aktorja po xhiron filmin e ri, të quajtur “Those Who Wish Me Dead” që do të thotë se ajo dhe 6 fëmijët e saj janë zhvendosur në Albuquerque, New Mexico ku do të qëndrojnë gjithë verën.
Por si është jeta e saj dhe e fëmijëve pas ndarjes nga Brad Pitt?!
Sipas Us Weekly, Jolie e ndan ditën e saj mes xhirimeve të filmit dhe përpjekjeve për të argëtur fëmijët në shtëpinë e re. Angelina dhe 6 fëmijët e saj, Maddox (17), Zahara (14), Pax (15), Shiloh (13), Knox (10) dhe Vivienne (10) po jetojnë në një shtëpi me qira dhe aktorja kujdeset që ata të shijojnë çdo aktivitet të mundshëm sa herë u jepet mundësia.
Herë pas here, fëmijëve ju duhet të udhëtojnë drejt Los Angeles-it për të takuar babain e tyre.
“Ndonëse baza e tyre është aty ku është mami, fëmijët do të udhëtojnë gjatë verës për të qëndruar pak kohë me Brad-in. Ai bën çfarë është e mundur që gjatë kohës që janë bashkë, të kalojnë mirë. Nuk do t’i duhet vetëm fëmijëve të udhëtojnë, Brad do të shkojë në New Mexico gjatë verës.”- tregojnë burime për E!News.
Përsa i përket marrëdhënies mes ish-çiftit, gjërat janë përmirësuar shumë. Inatet kanë mbetur në të shkuarën dhe raporti mes tyre është i shëndetshëm. Edhe pse për shumë vendime nuk bien dakord, duket se po përpiqen të bëjnë më të mirën për të ardhmen e fëmijëve të tyre.