Celebrity

Për të disatën herë, Melania refuzon t’i japë dorën Trump- it, këtë herë gjithë stil!

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2019

Për të disatën herë, Melania refuzon t’i japë

Për shkak të përfshirjes së dyshes, Trump- Melania në disa situata të sikletshme:

Interneti është i bindur që mes dyshes nuk ka mbetur (ose patur kurrë) dashuri, nisur nga fakti që disa herë, Melania është përpjekur ta ndalojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ky i fundit përpiqet të shtrëngojë duart me të. Kaq shumë, sa aktualisht ekziston edhe një lëvizje #FreeMelania.

Rikthehemi në temë! Së fundmi, teksa gjendeshin në një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, Trump dhe partnerja po ecnin në pistën e aeroportit Stansted, ku Donald mundi të kapte dorën e saj, që duhet thënë qëndroi e ngrirë, pa lëvizur.

Si për çudi të fatit, pikërisht në ato momente, Melania vendosi ta largonte dorën për të rregulluar flokët. Për të gjithën këtë, njerëzit kanë bindjen se JO, nuk ishte rastësi!

Si për të përforcuar gjithë çfarë u tha më lart, pasi Melania rregullon flokët nuk preferon ta rikthejë dorën në pozicionin fillestar, por e mban ashtu pezull.