U duk sikur gjithë VIP-at e bënë me fjalë që bebushat e tyre t'i lindnin në muajin maj. Meghan Markle dhe princ Harry, Amy Schumer dhe e fundit Kim Kardashian me Kanye West. Dyshja mirëpriti pak ditë më parë vogëlushin e tyre, duke u bërë zyrtarisht prindër të 4 fëmijëve.
Duke qenë se foton e princit Archie e pamë, ishim sy e vesh nga familja Kardashian-West. Si do të quhej bebi? Si dukej ai?!
Për t'i plotësuar dëshirën gjithë ndjekësve, Kim postoi pak orë më parë këtë foto.
Një mesazh të Kanye-s që mbante brenda foton e të voglit.
"Me ardhjen e fëmijës tonë të 4-ët, jemi më shumë se të bekuar. Kemi gjithçka që na duhet!"- shkruante Kanye për Kim si urim në ditën e nënës.
Përsa i përket emrit, edhe kësaj here çifti zgjodhi diçka të veçantë. Bebushi quhet Psalm West.
~Psalm~ është një këngë ose himn kishtar që gjendet zakonisht në librat e shenjtë të krishtërimit.
Për të kaluar tek portreti i foshnjës, ndonëse nuk duket qartë, bazuar në çfarë Kim tha pak ditë më parë, mund ta imagjinojmë që është identik me motrën e tij të vogël Chicago.
Një tjetër mister i zbuluar!