Top List

Shqipëria në Eurovision: Kush mbërriti më lart në finalen e madhe

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2019

Shqipëria në Eurovision: Kush mbërriti më lart në

Mbrëmë, në natën e dytë të Festivalit Evropian të Këngës, Jonida Maliqi ( e cila performoi e 14- ta) mundi të siguronte finalen e madhe teksa performoi këngën “Ktheju Tokës” në skenën e madhe të Tel Aviv- it, Izrael.

Teksa pritet që të nesërmen, Jonida të konkurrojë sërish për vendin fitues të Eurovision- it, në këtë artikull do t’ju sjellim në kujtesë të gjithë përfaqësuesit e vendit tonë, që mundën të shkelnin në finalen e madhe.

Shqipëria në Eurovision: Kush mbërriti më lart në

Shënim: Renditja e mëposhtme NUK është e rastësishme, por vijon në bazë të kriterit të renditjes më të lartë të Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës.

Në krye të listës qëndron Rona Nishliu, e cila në vitin 2012 u ngjit në skenë me Suus, një dedikim shumë personal i artistes ndaj padrejtësive njerëzore. Nisur nga interpretimi rrënqethës i Nishliut, kënga në gjuhën shqipe mundi të renditej në vendin e pestë. Në prill të 2018- s, ish drejtori i RTSH- së, Petrit Beci deklaroi për “Jo vetëm modë” se në fakt performanca e Ronës, që rezultoi më e sukseshmja (të paktën deri tani), si për ironi të fatit ka qenë më pak e kushtueshme se të tjerat.

Pas saj, e renditur në vendin e shtatë vjen Anjeza Shahini me këngën në gjuhën angleze “The Image of You”. Ju kujtojmë se performanca e 2004- s ishte e para për Shqipërinë në Eurovision.

I treti në radhë është Eugent Bushpepa me këngën në gjuhën shqipe “Mall”, e cila u rendit në vendin e njëmbëdhjetë. Performanca ia doli të merrte komente poztive nga kritika e huaj, por pozicionimi në finale rezultoi nën pritshmëritë e të gjithëve.

Pas treshes së mësipërme, renditen Ledina Çelo dhe Juliana Pasha, të dyja në vendin e gjashtëmbëdhjetë.

Çelo mori pjesë në vitin 2005 me këngën “Tomorrow I Go” e ndërsa Pasha në 2010- n me “It’s all About You”, që të të dyja në anglisht.

Renditja pasohet me Olta Bokën me “Zemrën e lamë peng” në 2008- n, Kejsi Tola me "Carry Me in Your Dreams" në 2009- n dhe Elhaida Dani në 2015- n me “I’m Alive”.

Të treja projektet muzikore u renditën në vendin e shtatëmbëdhjetë.

~Ndërkohë, NUK mundën dot të kualifikoheshin në FINALE~

Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë”- 2006

Frederik Ndoci “Hear My Plea”- 2007

Aurela Gaçe “Feel the Passion” – 2011

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko “Identitet”- 2013 (Performanca më e shtrenjtë.  Për efektet shtesë të saj u paguan 9 mijë euro më shumë.)

Hersi Matmuja “One night’s Anger”- 2014

Eneda Tarifa “Fairytale”- 2016

Lindita “World”- 2017