Shtatzania

Ja si duket një grua që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2019

Ja si duket një grua që sapo ka sjellë në jetë një

Kjo është Jayme Pierce, një nënë e gjashtë fëmijëve nga Arizona. Në Instagramin e saj ku poston çaste nga jeta me fëmijët, ajo ndau edhe këtë moment fill pas lindjes së fëmijës së gjashtë. Po, pas lindjes.

Ja si duket një grua që sapo ka sjellë në jetë një

“Oh Zot i madh. Ky është trupi im pasi solla në jetë Brody. E lexuat mirë, pasi solla në jetë,” shkruan ajo. “Sa herë ndihem keq për trupin tim, shikoj këto foto dhe kujtohem sa e fortë që jam. Një nënë e fortë!”

Disa nëna kthehen në formën e mëparshme me lehtësi, disa jo, disa nuk kthehen kurrë ashtu si dukeshin para lindjes. Meghan Markle kishte bark të dukshëm ditën që i prezantoi botës Archie-n dhe aq shumë gra gjetën veten te ky detaj, sa mund të themi se barku i Meghan është po aq i famshëm sa bebushi!

Ja si duket një grua që sapo ka sjellë në jetë një