Showbiz dhe TV

Shpejt, gjeni sa kushton shtëpia e familjes së Rita Orës në Prishtinë!

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2019

Shpejt, gjeni sa kushton shtëpia e familjes së Rita Orës në

Rita Ora u rendit e njëmbëdhjeta në listën e muzikantëve më të pasur në Britani nën 30 vjeç dhe mesa duket, po e përdor për mirë pasurinë e fituar. Sipas The Sun, ishte këngëtarja ajo që pagoi për shtëpinë e prindërve në Prishtinë, blerë nëntorin e shkuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora) on

Pamjen e vilës nga jashtë e publikoi nëna e Ritës, Vera, me një përshkrim mbi rëndësinë e një shtëpie në qytetin e lindjes. Dimë që vila ndodhet pak minuta larg qendrës së Prishtinës, në një kompleks luksoz vilash në Bërnica Park. Sërish sipas The Sun, thuhet se prona ka kushtuar plot 1.5 milionë paund (≈21 500 000 lekë).

Prindërit e Rita Orës u larguan nga Prishtina në vitin 1991, në fillim të luftës me tre fëmijët e tyre (Rita, Elena dhe Doni). Ata arritën të kapnin fluturimin e fundit para se aeroporti i Prishtinës të mbyllej. Mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar si refugjatë dhe jetuan në një strehë shtetërore në Londrën perëndimore.

Një burim pranë gazetës tha se familja e Ritës ka kontribuuar gjatë gjithë jetës në suksesin e saj dhe se dëshira më e madhe e këngëtares është t’u dhurojë diçka mbrapsh e të sigurohet që jetojnë mirë.