Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt. Lajmin e bëri publik vetë Kim në Twitter pak çaste më parë.
“U lind dhe është perfekt!” shkruan Kim. Nëse nuk e dinit, çifti ka tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago. Djali i katërt erdhi në jetë përmes një nëne surrogate, porsi Chicago.
He’s here and he’s perfect!
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) May 10, 2019
Nuk dihet ende si do ta quajnë bebushin, por Kim zbuloi që i ngjan shumë motrës më të vogël. “Në fakt, është binjak me Chicago-n, por jam e sigurtë që do të ndryshojë kur të rritet. Tani për tani, ngjan fiks si ajo,” shkruan Kim.
He’s also Chicago’s twin lol I’m sure he will change a lot but now he looks just like her
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) May 10, 2019
Dje, Kourtney Kardashian tha si padashje që surrogatja e Kim është prag lindjes. Gjatë regjistrimit të një interviste për The Ellen DeGeneres Show, Kourtney tha: “Mami s’e di akoma këtë, por surrogatja e Kim-it po lind, është në spital.” Kris s’ia kishte idenë dhe menjëherë pyeti pse s’janë në spital pranë saj.