Instagramming

Një përmbledhje e përplasjes mes Olti Currit dhe Fjoralba Ponarit

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2019

Një përmbledhje e përplasjes mes Olti Currit dhe Fjoralba Ponarit

Dje, Olti Curri publikoi një fragment disa sekondësh të Fjoralba Ponarit në skenën e “E diell,” ku ajo dëgjohet të thotë, “sot, të jesh e bukur nuk është thjesht çështje fati. Është çështje profesionalizmi.” Fill pasi fjali ndërpritet këtu, Curri ironizon deklaratën duke thënë se një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon[...]”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olti Curri (@olticurri) on

Ponari nuk ngurroi të reagonte në komente dhe për t’ju lehtësuar punë ju dhe për të mos i ndërlikuar punë vetes me deklarata të drejta e të zhdrejta, ja ndërveprimi:

Ponari: E mo, po mos i prit sipas qejfit videot promocionale.
Curri: Prite, qepe si të duash. Lapsusi ishte yll.
Ponari: Çështja është se po ta ofroje të plotë, s’do të kishe ç’të ironizoje këtu e ç’të kënaqje popullin.
Curri: Me thënë të drejtën, kaq sa ke thënë mjafton. Nuk ka rëndësi çfarë ke hënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua. ‘Fatmirësisht, sot, të lindesh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi.’ Sipas teje, të lindesh e bukur nuk është vetëm fat, por edhe profesionalizëm? Si lind i bukur me profesionalizëm? Duke ndërhyerë në laboratorët e gjinekologjisë në ADN? Nëse ishe duke i bërë reklamë laboratorëve të paligjshëm të ndërhyrjes në gjenetikën njerëzore, atëherë tërhiqem.

Më pas, Ponari iu drejtua ndjekësve të saj në Instagram për një sqarim të fundit. “Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar, le të shkojë të argëtohet pak. Histori e gjatë, thënë shkurt, unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por, qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja normalisht do të humbiste efektin parodik, kështu që, e gjymtojmë. Kjo bën një të mirë ama. Gjithë njerëzinë e palumtur i bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojmë lart e poshtë antibullizmin pastaj!” shkruan ajo.

Një përmbledhje e përplasjes mes Olti Currit dhe Fjoralba Ponarit

Për hir të transparencës, deklarata në fjalë vijon kështu: Sot, të jesh e bukur nuk është thjesht çështje fati. Është çështje profesionalizmi, është të zgjedhësh klinikën e duhur.” (min 1:40:22)