Në eventin e përvitshëm të “Met Gala”, mbajtur dy ditë më parë në Muzeun Metropolitan në New York, Kim Kardashian u shfaq me një fustan ngjyrë nude, rrudhosjet e të cilit si dhe prania e kristaleve të varura krijonin efektin e një look- u të lagur, të sapodalë nga deti.
Përpos veçantisë së fustanit, realizuar nga Thierry Mugler, ajo që s’mund të mos tërhiqte vëmendjen ishte silueta e 39- vjeçares. Bel i ngushtë, i mirëtheksuar, që nxirrte akoma më shumë në pah vithet e saj. Çështja është se ç'fshihet pas gjithë kësaj veshjeje? Si ia bëri Kim të kishte gjithçka aty ku duhej?
Si fillim duhet të dini që ylli i Kardashian- ve sakrifikoi të qëndruarit ulur, të urinuarit dhe madje vetë frymëmarrjen (pak a shumë!) për të realizuar veshjen e Met Gala 2019- s. Nënës së tre fëmijëve iu desh një ekip prej tre vetash, i cili e ndihmoi të vishte korsenë e saj, korse që bëri të mundur “shtrydhjen” dhe definimin e trupit, veçanërisht belit.
Po kështu, ekipi e ndihmoi më pas të vishte edhe fustanin, pasi le të themi që ishte E PAMUNDUR për Kim- in ta bënte vetë.
“Në rregull pra Anna [Wintour], nëse nuk ulem për darkë, tani duhet ta dish arsyen. Do jem sa andej- këtej, do flas por nuk do mundem dot të ulem.” rrëfeu Kim në një video të prapaskenave për “Vogue”.
Më vonë, në një video për “KKW Beauty”, Kim rrëfeu se nuk do të ishte në gjendje as të urinonte.
“Më uroni fat, pasi nuk do të mund të urinoj për të paktën 4 orë. Po mendojmë një plan se çfarë mund të bëjmë në rast emergjence.”
E meqë jemi këtu, cila qe muza e frymëzimit për fustanin “e lagur”?
Pamja e Sophia Loren- it te filmi i saj i 1957- ës, “Boy on a Dolphin”, që sigurisht Kim e shpuri në një tjetër dimension. Ylli i Hollywood-it në shumicën e skenave shfaqej me këtë fustan gjithnjë të lagur, pasi pjesën më të madhe të kohës në filmin “Boy on a Dolphin”, Loren e kalonte duke u zhytur në det e më pas brenda në varkën e të dashurit emigrant shqiptar.
Po për realizimin e fustanit, sa kohë u desh?
“Është një nder i madh për mua ky fustan pasi Thierry Mugler kishte rreth 20 vite që nuk stilonte më për shtëpinë e modës "Mugler". Kjo ka dashur pothuajse 8 muaj punë. Ai më solli si vajzën kaliforniane teksa del nga thellësitë e oqeanit, e lagur...”- u shpreh Kim për Vogue.
Tematika e këtij viti në Met Gala 2019 (nën kujdesin e ikonës Anna Wintour) ishte “Camp: Notes on Fashion”, në qendër të së vilës qëndron e ekzagjeruara, artificialja dhe e çuditshmja.