Celebrity

Aktorja, nënë për herë të parë: 'Bebi ynë mbretëror, erdhi!'

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2019

Aktorja, nënë për herë të parë: 'Bebi

Aktorja Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj Chris Fischer janë bërë për herë të parë prindër. Djali i tyre erdhi në jetë dje, në të njëjtën ditë (pak orë më herët) me bebin mbretëror dhe lajmin e konfirmoi vetë Schumer përmes një postimi në Instagram.

Aktorja, nënë për herë të parë: 'Bebi

“ Dje në 10:55 pm. Bebi ynë mbretëror lindi.”- shkroi në foton e parë familjare ku zbuloi gjithashtu portretin e vogëlushit.

Aktorja, nënë për herë të parë: 'Bebi

Aktorja konfirmoi se ishte në pritje të një djali vetëm një ditë para lindjes.

Gjatë kohës së pritjes së ëmbël, Schumer ka ndarë shpesh foto për ndjekësit e saj.

Aktorja, nënë për herë të parë: 'Bebi

“Oh, të gjithëve i është dukur sikur kam shumë kohë shtatzënë apo jo?! duhet të zemërohem me të gjithë ju që jam akoma shtatzënë. Imagjinoni si ndihem unë!!”- shkruan me shaka aktorja.

Lajmin se është shtatzënë, Amy e konfirmoi në tetor të vitit të shkuar.