Blerim Destani do të jetë pjesë e “The Poisen Rose”, një film me regji nga Francesco Cinquemani, George Gallo dhe Luca Giliberto.
“Ishte një kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti të bukur! Kënaqësi të punoja me një skuadër të tillë dhe falenderime speciale për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, Famke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe Geroge Gallo #hollywood.” – shkruan ai në Instagram.
View this post on Instagram
Filmi trajton historinë e Carson Philips (John Travolta) i cili heton rastin e një gruaje të zhdukur në Galveston, Texas, ku përballet me disa njerëz të dyshimtë dhe të kaluarën e tij të errët. Destani do të jetë në rolin e një personazhi me emrin Lorenzo Rodriquez.
Që në moshën 14-vjeçare, Blerimit iu besua roli i parë në filmin “Atje ku nuk lind dielli”, për të vazhduar më pas me të tjera role në projekte të rëndësishme si "Metropolet", "Time of the Comet", "Dossier K." përfshirë këtu edhe karrierën e suksesshme në Gjermani. Një ndër filmat që ndikuan më së shumti në karrierën e aktorit është "The Whore" apo në gjuhën gjermane "Die Wanderhure", një film televiziv gjerman bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414-1415.