Lady Gaga dhe ish-partneri i saj i dhanë fund fejesës pak kohë më parë, por duket se ndarja s'ka qenë aspak e thjeshtë. Lidhja e këngëtares ishte bërë më shumë se toksike, gjë e cila vazhdon ta bëjë situatën akoma më të vështirë edhe tani.
Burime për Us Weekly janë shprehur se Gaga po përpiqet shumë të shkëpusë çdo lloj kontakti me të. Aq sa i është lutur të mos e telefonojë më dhe të ndërpresë çdo mënyrë komunikimi me të. Diçka e tillë në fakt, përputhet me arsyen që e çoi çiftin drejt ndarjes. Ish-i fejuari ishte bërë totalisht posesiv dhe nuk i jepte këngëtares hapësirën e duhur.
"Ishte më shumë se xheloz. As Gaga-n nuk e trajtonte mirë. Përpiqej gjatë gjithë kohës të fliste me të dhe i dërgonte mesazhe pafund. As miqtë e saj nuk e simpatizonin fare."
Edhe gjatë periudhës së ndarjeve të çmimeve, në daljet publike, ishte gjuha e trupit që e tradhtoi dyshen. Sipas ekspertëve dukej se Lady Gaga nuk ndihej rehat me të dhe mbajtja e duarve apo puthjet e shkëmbyera bëheshin gati gati me detyrim.
Në fakt, në një situatë të tillë, ylli i "Shalloë" ka bërë zgjedhjen e duhur. Ç'duhet bërë kur një lidhje merr fund?! Të ndërpresësh çdo lloj kontakti me personin toksik, në të kundërt...Faturën e dini!