Ditën e djeshme, në emisionin “Vizioni i pasdites” ishte i ftuar ndër të tjerë edhe këngëtari Nafiz Çela, i cili foli rreth polifonisë dhe gërshetimit të saj me modernen.
Në bisedë e sipër, Çela, gjithashtu autor i shumë teksteve muzikore ceku çështjen e së drejtës së autorit, ku akuzoi Mariza Ikonomin për marrjen e këngës “S’të kam harruar”.
Sipas artistit, kënga është e tij, një këngë të cilën e përfshiu kohë më parë edhe në album, por që më pas (pas 1 viti) u prezantua nga Mariza si projekti i saj, një këngë që duhet thënë se asokohe u pëlqye shumë.
Sipas Çelës këngës nuk i është hequr apo shtuar asnjë pikë e presje, pra nuk mund të konsiderohet as si version i origjinalit.
Në fund, i tensionuar me situatën në fjalë, Nafizi u shpreh:
“Ka dalë tek ai vreshti për të ngrënë rrush, s'ka dalë për të kënduar.”
Teksa zbardhja e së vërtetës u takon organeve përgjegjëse, për të disatën herë bindemi se e drejta e autorit duhet vërtet të zbatohet në Shqipëri.