Mbrëmë, në The Voice of Italy performuan dy motra shqiptare, Ina dhe Serena Sinani nën emrin Sindolls. Dyshja konkurroi me një version të “Shumë Pis” të Ledri Vulës dhe Era Istrefit. Energjia në skenë ishte elektrizuese dhe rezultatin besoj e paramendoni.
Si fillim, kthyen karriget tre nga anëtarët e jurisë, Gue Pequeno, Gigi D’Alessio dhe Marco “Morgan” Castoldi. Teksa Gue mahnitej dhe përsëriste “çfarë stili,” Elettra Lamborghini shtyp pulsantin dhe kthehet gjithashtu. Vajzat zgjodhën t’i bashkohen ekipit të Gue.
Vieë this post on Instagram
Ina dhe Serena publikojnë prej kohësh video në YouTube. Shumica prej tyre janë cover-a ose rikrijime të këngëve të famshme të huaja, italisht e anglisht. Gjëra më të mëdha i presin.
Për të parë Gigi-n që thotë ~disa~ herë që janë dy vajza konkurrente dhe për të parë Elettra-n që s'kupton gjuhën, më poshtë keni videon e audicionit.