Mes qindra viktimash, sulmi i Sri Lanka-s i mori jetën 3 fëmijëve të miliarderit danez Anders Holch Povlsen.
Povlsen është drejtori ekzekutiv i kompanisë së famshme daneze të veshjeve, Bestseller. Gjithashtu, miliarderi është një prej aksionerëve më të mëdhenj të firmës angleze të veshjeve, Asos.
Sipas BBC-së, familja ndodhej aty për të kaluar Pashkët, por 3 nga 4 fëmijët e çiftit nuk mundën t’i shpëtonin tragjedisë që pushtoi vendin.
“Fatkeqësisht, i konfirmojmë raportimet!”- shkruan një prej përfaqësuesëve të kompanisë “Bestseller”.
Emrat e fëmijëve të miliarderit 46-vjeçar nuk janë bërë ende publikë.
Ndërkohë, numri i viktimave deri më tani ka shkuar deri në 290-të si pasojë e shpërthimeve në kisha dhe hotele luksoze. Autoritetet kanë arrestuar 24 njerëz, por asnjëri prej tyre nuk merr përsipër përgjegjësinë.