Showbiz dhe TV

Rona Nishliu tregon pse i preu rastat e famshme

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2019

Rona Nishliu tregon pse i preu rastat e famshme

Rona Nishliun nuk e kemi parë kurrë me flokët e saj të vërtetë. Më saktë, kemi një jetë që e shohim me rastat e saj të famshme: rasta tek 'Ethet', pastaj në festivale, klipe, pastaj edhe në Eurovision. 13 vite rasta! Tre vite më parë këngëtarja vendosi të hiqte dorë dhe i preu flokët shkurt.

Në një intervistë për Panorama Plus, Rona tregon pse mori këtë vendim:

“Te çdo njeri, stili ka cikël, i cili nuk mund të referohet te ndonjë pikë absolute fillimi apo mbarimi. Besoj që ndryshimet tek unë rrjedhin si pasojë e natyrës sime.”

Shumë e drejtë. Fundja, kush prej nesh nuk ka dashur të presë flokët pas një ndarjeje të dhimbshme a t’i lyejë një ngjyrë të çmendur në një fazë të çuditshme të jetës. Për fat, gjatësitë dhe ngjyrat e flokëve janë të përkohshme dhe prandaj shërbejnë si subjekti i përsosur për të tilla eksperimente. 

Prisni flokët, zgjasni thonjtë, merrni një qen, gjuani atë tipin që keni qejf që nga gjimnazi, shkoni në kinema vetëm, blini tortë pa shkak, dilni çdo natë, ose jo. Një jetë keni.