Katër ditë më parë, prestigjiozja franceze “Le Point” publikoi artikullin “Gjermania, bordelloja më e madhe e Evropës” (titulli në origjinal: "L'Allemagne, plus grand bordel d'Europe") ku rrëfehej se gratë vinin kryesisht nga shtetet e pjesës lindore, përfshirë edhe vendin tonë.
“Punonjëset e seksit janë më së shumti emigrante, pa dokumenta dhe të sapoardhura nga Evropa lindore (Rumani, Bullgari, Shqipëri) dhe Nigeria. Shumë prejt tyre (pjesa dërrumuese) janë viktima të trafikimit njerëzor, si brenda shtëpive publike ashtu edhe në rrugë ku krimi i organizuar është shumë i përhapur” shkruhet ndër të tjera.
“Le Point” tregoi se aktualisht numri i bordellove ligjore në Gjermani kap shifrën 3500, ku vetëm 500 prejt tyre gjenden në Berlin. Ndërkohë rreth 400,000 prostituta dhe një milion klientë janë regjistruar në mbarë vendin.