Prej kohësh po aludohej kudo në mediat rozë se bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, ishte sërish shtatzënë.
Sëfundmi, i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, këngëtari ka pohuar se PO, do të bëhen prindër për herë të katërt.
“Po është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë. Ajo ka rëndësi.” u shpreh Ermali.
I pyetur për gjininë e fëmijës, Fejzullahu tregoi se ende nuk e dinë nëse është vajzë a djalë. Duket se e gjithë familja i është gëzuar lajmit të ëmbël, me përjashtim të vajzës së vogël 5- vjeçare, e cila i druhet humbjes së statusit si “e vogla e shtëpisë”.
Ariana dhe Ermali janë aktualisht prindër të tre fëmijëve, Erës, Bunës dhe Artit.