Nicolas Cage dhe grimierja Erika Koike u martuan katër ditë më parë, por mesa duket artisti u lodh kaq shpejt nga e gjitha kjo sa hoqi dorë! Të paktën kështu raportojnë burime të afërta të çiftit për “TMZ”.
Dyshja lidhi kurorë të shtunën në Las Vegas, në të njëjtën ditë që aplikoi edhe për një licensë martesore.
Mësohet se këtë të mërkurë, Cage shkoi në gjykatë dhe udhëroi që celebrimi të mos ndodhte! Ju kujtojmë se Nicolas dhe Erika kanë qenë bashkë që prej prillit të 2018- s, ndërkohë që kjo martesë do të ishte e katërta në listë për të, pas asaj me Alice Kim- in, Lisa Marie Presley- n dhe Patricia Arquette- n.

Alice Kim

Lisa Marie Presley

Patricia Arquette