Celebrity

A do t'i jepnit fund fejesës për të njëjtën arsye që i dha Lady Gaga?

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2019

A do t'i jepnit fund fejesës për të njëjtën arsye

Tani që Lady Gaga thuhet se po jeton një romancë të re me aktorin Jeremy Renner, është koha për t’ju kthyer edhe njëherë ish-it të saj, Christian Carino.

Nëse s’ju kujtohet këngëtarja dhe Carino u fejuan në mënyrën më sekrete të mundshme në 2017-ën dhe në po të njëjtën mënyrë, u ndanë krejt papritur në shkurt të këtij viti.

Arsyeja?! Ishte xheloz!

Burime pranë dyshes, thonë se ish-partneri nuk e trajtonte aspak mirë Gaga-n dhe se kishte xhelozi ekstreme.

“Ai donte ta dinte ku ishte ajo gjithë kohës. I shkruante në çdo sekondë. As miqtë e saj nuk e pëlqenin fare.”

A do t'i jepnit fund fejesës për të njëjtën arsye

Me pak fjalë, fejesa e saj u shndërrua në toksike dhe i dashuri bashkë me mesazhet e tij, në besdi! Pas ndarjes, Gaga  u përfol për një lidhje të mundshme me Bradley Cooper nisur nga performanca e tyre gjatë Oscar-it, por siç u sqarua, ishte thjesht një performancë.

Për momentin, këngëtarja e cila dje ka festuar ditën e saj të lindjes, thuhet se po shijon shoqërinë (dhe jo vetëm) me yllin e “Avengers”, Jeremy Renner.