Top List

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Dikur, para se të hynte në shtëpinë e burrit, nusja lyente gishtat me mjaltë ose përcillej nën krismat e pushkës. Sot, me kalimin e viteve, dasmat shqiptare janë pasuruar/varfëruar në elementë, ndikuar nga faktorë të ndryshëm socio-kulturorë, si emigracioni, ekonomia, ndryshimi i konceptit të fisit, ndikimi nga fenomenet globale etj. Megjithatë, një pjesë e mirë e ceremonive vazhdojnë të ruajnë në thelb karakteristikat e një ngjarjeje madhështore, sigurisht të “zbukuruar” me tipare moderne.

E thënë gjithë kjo për të folur mbi tiparet karakteristike të dasmave në Kosovë, të cilat për momentin janë padyshim dasmat më “BOOM” shqiptare, për shkak se shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të hapur ndaj qasjeve moderniste.

*** Madhështia ***

Dje, Gresa Behluli, vajza e Shkurte Fejzës, organizoi një ceremoni madhështore në Prizren me miq dhe familjarë. Siç mund ta shihni nga pamjet, ceremonia rezultoi një spektakël i vërtetë. Nuk mungoi as festa e beqarisë pak ditë më parë.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Dasma e Gresës do të mbahet këtë të shtunë në periferi të Prishtinës dhe pritet të jetë po aq fantastike sa e para. Atmosfera: 10/10.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

*** Atmosfera e çmendur ***

Në shtator të 2018-s, Elita Rudi dhe Gjiko thanë “po” në sy të ligjit, miqve dhe familjarëve. Elita veshi dy fustane, një të fryrë, me xixa e pupla dhe një të dytë, me linja pas trupit dhe thekë të shkëlqyeshme. Gjiko qëndroi klasik me kostumin blu të errët, këmishën e bardhë dhe papijonin e kuq.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Dyshja dhe të ftuarit kërcyen çdo këngë duke nisur nga “Si Bugatti” e reperit e deri tek çdo këngë popullore.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Nëse engjëjt do të ishin torta, do të dukeshin kështu.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Dasma nuk pati asgjë minimaliste. Dy valltare bellydancer performuan për Gjikon, ulur në karrige, me syze vënë dhe puro në gojë. Pati tupana për një prej kërcimeve të çiftit dhe jo vetëm.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

*** Asgjë minimaliste ***

Pas një lidhjeje shumëvjeçare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha u martuan në shtator të 2014-s. Dasma e madhe mblodhi shumë këngëtarë dhe personazhe të njohur të showbiz-it dhe u kthye në qendrën e vëmendjes së medias.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Nora u shfaq me një fustan në formë sirene me rrjetë në pjesën e dekoltesë dhe fund me fruda të mëdha që zgjateshin në një bisht të gjatë, të dizenjuar nga Valdrin Sahiti.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Si rrallëherë, ndriçimi dhe dekori iu besuan ngjyrës së kuqe, e cila kombinohej me nuancat e errëta.

*** Çmenduria ***

Moderatori Labinot Gashi, i cili e njeh mirë botën e showbiz-it, e tregoi mjeshtërinë e vet edhe në ditën e dasmës me Qëndresën, partneren prej shumë vitesh.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Në tetor të 2017-s, Labi kurorëzoi dashurinë dhe e gjithë festa nisi në mënyrën me tradicionale dhe më të pazakontë: dhëndri shkoi të merrte nusen...me tren!

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

*** Unike ***

Edhe kur nuk janë “spektakël”, janë sërish unike në mënyrën e vetë. Valdrin Sahiti kurorëzoi historinë e dashurisë me Editën në një ceremoni private në Las Vegas. Në dasmën që u organizua në shtator të 2017-s, Edita veshi një fustan të dizenjuar, sigurisht, nga bashkëshorti, që ishte praktikisht një body i bardhë me këmbët e zhveshura dhe një tyl i bardhë në pjesën e fundit.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Forma e fustanit ishte voluminoze dhe me një bisht shumë të gjatë, zgjedhje e guximshme dhe e veçantë në të njëjtën kohë. Dasma u pasua nga pushime fantastike në Las Vegas, Los Angeles dhe New York.

5 arsye pse dasmat kosovare janë SPEKTAKËL!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.