Harry & Meghan Speciale

Shtëpia e çiftit mbretëror e pushtuar nga fantazmat?!

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

Shtëpia e çiftit mbretëror e pushtuar nga fantazmat?!

Çifti mbretëror, Meghan Markle dhe princ Harry së shpejti do të lënë shtëpinë në pallatin Kensington, për banesën e tyre të re. Deri më tani, burime pranë tyre thonë se  çifti do të jetojë në Frogmore Cottage në Windsor, që pavarësisht emrit, nuk flitet për ndonjë shtëpi të vogël, por për një vilë të vërtetë mbretërore.

Gjatë kësaj kohe, çifti ka qenë duke mbikqyrur rinovimet që po i bëhen shtëpisë së re, pasi ishte në gjendje të rrënuar, por kjo s’është më e keqja.

Legjendat thonë se në gërmadhat e asaj shtëpie janë varrosur shumë pjesëtarë të familjes mbretërore, që do të thotë se Markle-it do t’i duhet ta ndajë shtëpinë me fantazmat.

Vila është ndërtuar në 1801, që do të thotë se ka një histori të gjatë pas.

Shtëpia e çiftit mbretëror e pushtuar nga fantazmat?!

Sigurisht, që shtëpia është e pushtuar dhe aty rrotull ka fantazma, është thjesht një spekulim, por thuhet se prej kohësh nëpër korridoret e ndërtesës shfaqet fantazma e mbretit Henry VIII dhe gruas së tij të dytë, Anne Boleyn.

Shtëpia e çiftit mbretëror e pushtuar nga fantazmat?!

Vila, iu dhurua çiftit nga mbretëresha Elizabeth II pas martesës së tyre, prandaj vlera e atij vendi është dyshish i çmuar për Meghan-in dhe Harry-n. Besoni apo jo në fantazma pak rëndësi ka, fakt është që sytë e të gjithëve janë tek vila më e famshme e momentit!