KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sex

Për një pjesë të madhe të shqiptarëve që NUK masturbohet!

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2019

Mbrëmjen e djeshme, @anabel_hostel ju ftoi në një pyetësor kushtuar një ane njerëzore për të cilën s’para flitet shumë, të paktën kurrsesi me zë të lartë.

Ndër pyetjet e “Sa të pistë jeni” ishte edhe:

“Masturbohesh?”

Nisur nga anonimati që është i garantuar, shqiptarët votuan (besojmë ne) ndershmërisht duke dhënë një rezultat të tillë:

50 % masturbohet dhe 50% jo, ku duhet thënë se përqindja e përgjigjeve negative është tepër e lartë. Nisur nga këto shifra menduam t’ju ofronim një artikull dashamirës që kërkon t’ju thotë se masturbimi është një nevojë dhe kurë për qenien tuaj. Përgjithësisht jemi mësuar, më saktë na kanë mësuar ta shohim masturbimin si diçka të turpshme, ndërkohë që ju ftojmë ta shihni në një tjetër këndvështrim, si një eksplorim i trupit tuaj dhe vetëkënaqje maksimale.

Më poshtë keni të renditura disa arsye se përse ia vlen të masturbohesh:

Sipas National Sleep Foundation, masturbimi para gjumit rrit nivelin e estrogjenit, hormon që ndër të tjera ndihmon për të bërë një gjumë të rehatshëm. Ekspertë të shumtë theksojnë se trupi vendoset në një gjendje relaksuese pas një orgazme të këndshme, sidomos para orarit të gjumit.

Masturbimi gjithashtu shkakton rritje të hormonit të serotoninës dhe dopaminës, që janë përgjegjëse për lumturinë. Thënë thjesht, lumturia aty poshtë sjell lumturi në tru.

Përfitim tjetër, sipas një neurologu të certifikuar është aktivizimi i oksigjenit në shumë zona të trurit. Pra, sa më shumë masturboheni, aq më shumë oksigjen hyn në tru. Në përgjithësi, rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit është thelbësore edhe për çështje të tjera, nga vendimarrja te kujtesa.

Masturbimi ndihmon në pakësimin e dhimbjeve sipas një hulumtimi të kohëve të fundit. Studiuesit zbuluan se aktiviteti seksual ndihmoi në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës në 60% të pacientëve. Në të tjera studime të mëparshme është theksuar se vetëstimulimi vaginal mund të rrisë ndjeshëm tolerancën tuaj ndaj dhimbjes.

Orgazmat lindin nga orgazma, ndaj sa më shumë të përkëdheleni aq më shumë do ta njihni veten dhe do të ndizni dëshirën për pasion. Jo më kot ju është thënë se oreksi vjen duke ngrënë.

MOS I HUMBISNI