Amarda Toska ishte një ndër të ftuarat e kësaj të hëne e “Në kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera u pyet mbi prindërimin. “A do të bëhet Joeli dhe Sia me motër ose vëlla,” ishte pyetja e një prej fëmijëve.
“Unë jam me fat që Zoti më bekoi me një vajzë dhe një djalë. Mendoj që nuk do të kemi një fëmijë tjetër. Të paktën për momentin. Unë them jo, ndërsa Ermali dëshiron të tjerë.” – u përgjigj Ami.
6 vite më parë, Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë pasi në jetë erdhi Joeli. Një vit më parë, Joelit iu bashkua edhe një motër në familja, Sia.