Celebrity

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit vënë re detaje te ish-çifti

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2019

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit

Lady Gaga dhe partneri i saj Christian Carino i kanë dhënë fund fejesës, sipas People. Një burim u shpreh se ndarja nuk ishte dramatike. “Thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet edhe përfundojnë ndonjëherë.”

Gjatë verës së dy viteve më parë, nisën thashethemet e para të romancës së tyre. Gaga konfirmoi fejesën me agjentin e saj në tetor të 2018-s. Lidhja e tyre nisi gati një vit pasi ylli u muzikës u nda nga Taylor Kinney. Ndonëse mendohej se historia e dashurisë do të kurorëzohej në një dasmë madhështore këtë vit, gjërat nuk funksionuan...të paktën deri tani.

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit

Ekspertët e gjuhës së turpit kanë vërë re disa detaje duke analizuar daljet e fundit të ish-çiftit.

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gloden Globes 2019 në janar, ekspertja e gjuhës së trupit dhe autore e librit “What About Me?”, Jane Greer, vuri re se Christian ishte shumë i ftohtë, e njëjta gjë edhe për Gaga-n. Për shembull, teksa puthen, ai i mban duart larg saj dhe njëkohësisht i ka sytë e hapur, ndërsa ajo shtrëngon fort çmimin e Golden Globes “Për Këngën më të mirë origjinale” (Shallow).

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit

Ndonëse shumë njerëz nuk janë miqësorë me aparatin fotografik, puthjet e tye nuk duken bindëse. Dora e Christian është tek gjunjtë, ndërsa Gaga sërish mban në duar çmimin.

Lady Gaga i jep fund fejesës: Ekspertët e gjuhës së trupit

Nëse këto detaje i marrim të mirëqena, duket se Lady Gaga ka më shumi kimi me Bradley Cooper...