Metropolitan

Fotoja e aktivistes tek të brendshmet?! Lisa kritikohet ashpër

Fotoja e aktivistes tek të brendshmet?! Lisa kritikohet ashpër

Ylli i K-pop-it dhe anëtarja e Blackpink, Lisa (Lalisa Manobal), po përballet me kritika të shumta pas paraqitjes së saj në Met Gala 2025, për shkak të një detaji në veshje që u konsiderua fyes nga shumë njerëz.

Lisa u shfaq me një veshje të Louis Vuitton që përfshinte një xhaketë me dantellë, geta të zeza me logon e LV, të brendshme, këpucë me takë dhe një çantë të markës. Në veshje janë të qëndisura portrete të figurave të njohura, mes tyre edhe aktivistja e të drejtave civile, Rosa Parks, konkretisht në zonën e të brendshmeve. Ky detaj u vu re nga njerëzit në rrjete sociale dhe u cilësua si i papërshtatshëm, sidomos në kontekstin e temës së këtij viti.

Fotoja e aktivistes tek të brendshmet?! Lisa kritikohet ashpër

Rosa Parks ishte një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes për të drejtat civile në SHBA. Ajo u bë ikonë pasi refuzoi t’i lëshonte vendin një burri të bardhë në një autobus në vitin 1955. Veprimi i saj shërbeu si nisje e protestave kundër padrejtësive raciste të asaj kohe.

Fotoja e aktivistes tek të brendshmet?! Lisa kritikohet ashpër

Tema e Met Gala 2025 ishte “Superfine: Tailoring Black Style”, me fokus në historinë e stilit të komunitetit afrikano-amerikan.

Edhe pse Louis Vuitton nuk ka konfirmuar nëse portreti në fjalë është me të vërtetë i Rosa Parks, prania e imazhit në atë pjesë të veshjes u cilësua si një zgjedhje jo vetëm e pandjeshme, por edhe thellësisht e papërshtatshme për një event që synon të nderojë kulturën dhe historinë e komunitetit afro-amerikan.

Fotoja e aktivistes tek të brendshmet?! Lisa kritikohet ashpër

Për më tepër, dalja e Lisa-s vjen vetëm disa javë pasi një video e vjetër e grupit Blackpink qarkulloi online, ku anëtaret – përfshirë Lisa, Jennie dhe Rosé – akuzohen për përdorimin e fjalës ofenduese “n*gga”, pa asnjë reagim apo kërkim faljeje publike.

Deri tani, as Lisa dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë komentuar për situatën.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.