Showbiz dhe TV

Hiti i kohës? Ermal Fejzullahu bashkëpunon me këngëtaren shqiptare!

17 Shkurt 2019

Hiti i kohës? Ermal Fejzullahu bashkëpunon me këngëtaren

Përgjatë karrierës së tij muzikore, Ermal Fejzullahu ka preferuar të bashkëpunojë vazhdimisht me artistë të ndryshëm.

Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dijeni se këngëtari do të sjellë një këngë të re me Xhensila Myrtezajn.

Hiti i kohës? Ermal Fejzullahu bashkëpunon me këngëtaren

Thuhet se kënga është punuar në Prishtinë, ndërkohë që klipi është xhiruar dhe montuar nga një produksion në Tiranë. Kështu pritet që projekti muzikor të publikohet në fund të shkurtit dhe deklarohet të jetë shumë ritmik.

“Ermali dhe Xhensila këtë periudhë do ta kenë hitin e kohës.” thuhet ndër të tjera.

Nisur nga suksesi i Myrtezajt me “Çika çika” dhe buja e bashkëpunimeve të Fejzullahut s’është çudi që kënga të rezultojë mëse e pëlqyer.

Hiti i kohës? Ermal Fejzullahu bashkëpunon me këngëtaren
Shkëputur nga videoklipi i "Çika çika"

Ju kujtojmë se pak kohë më parë u tha se Myrtezaj do të rikthehej në treg (që pas lindjes së Ajkës) edhe me një bashkëpunim me Pirro Çakon.