Stili i Grida Dumës në të veshur gjithnjë është komentuar dhe çfarë vihet re është fakti që deputetja e PD-së i qëndron besnike shijeve dhe stlit të njëjtë!
Gjatë një interviste për “My Living”, Duma tregon se shumicën e veshjeve i ka të qepura dhe se “ka se ka gjetur rehat” me stilin e saj.
Gjithsesi, kjo nuk e përjashton politikanen nga blerjet, por në lidhje me pazaret nuk tundohet fare lehtë.
“S’do të thotë që unë nuk blej. Unë ofendohem nga tendenca për të blerë shtrenjtë. Unë jam e bindur që shumica e njerëzve më kuptojnë kur them që tregu të blen ose e blen. Nuk është çështje për të thënë a kam apo s’kam, se ky është një diskutim që secili e ka relativ pastaj. Unë mendoj që një njeri i fisëm është ai që blen mençur. Pra, nuk të blen tregu ty, por ti blen një gjë që të shërben.”
Ndryshe nga shumë gra dhe vajza në përgjithesi, për politikanen shopping-u nuk shërben si terapi, madje dyqanet me shumë artikuj e bezdisin.
Përsa i përket stilit të saj, Grida tregoi se i qëndron besnike teorisë “më pak është më mirë”.
“Çfarë them unë që funksionon, sidomos me kamerën janë një një-ngjyrëshet. Nuk duhet luajtur me ngjyra se ç’fokusohet nga personaliteti. Unë përshembull nuk përdor aksesor fare. Aty ku mendoj që nuk më shkon, nuk guxoj. Mbajtja e një stili që është i joti, që njeriu e kupton dhe vetë, që me atë gjë ti dukesh mirë.”- përfundon ajo.