Social Buzz

Cilat makina po vidhen më lehtë se të tjerat?

28 Janar 2019

Cilat makina po vidhen më lehtë se të tjerat?

Kur vjen puna te vjedhja e një automjeti, metodat e përdorura janë nga më kreativet e mundshme. Sipas një vëzhgimi të bërë, hajdutët po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele shumë të përhapura për masën e gjerë.

BBC raporton se (veçanërisht në Britani) në grupin e makinave lehtësisht të grabitshme numërohen edhe ato të Ford Fiesta- s, Volkswagen Golf- it, Nissan Qashqai- t dhe Ford Focus- it.

Cilat makina po vidhen më lehtë se të tjerat?

Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.

Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.

Si mund të shmanget e gjitha kjo?

Përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta si të mbyllin makinat në garazh apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.