Supermodelja Adriana Lima dhe shkrimtari turk Metin Hara i dhanë fund lidhjes më shumë se 1- vjeçare, raporton “People”.
Lima dhe Hara u panë bashkë për herë të parë në korrik të 2017- s në një jaht në Bodrum, Turqi. Përgjatë marrëdhënies së tyre, Hara nuk ka nguruar të postojë vazhdimisht foto të dyshes në Instagram.
Në 1- vjetorin e lidhjes, shkrimtari ndau me fansat një foto të Adriana- s shtrirë në shtrat, përbri së cilës shruante:
“Nëse ti je në shtratin tënd dhe unë në timin, njëri prej nesh është në shtratin e gabuar. Është bërë ekzaktësisht një vit që prej kohës që të kam takuar…. Më ke bërë burrin më fatlum në planet.”
Nuk dihet për ç’arsye, por dyshja s’është më bashkë!