Instagramming

Jonida Shehun siç nuk e kemi parë kurrë: Moderatorja bëhet bjonde!

19 Janar 2019

Jonida Shehun siç nuk e kemi parë kurrë: Moderatorja bëhet

Puntata e ardhshme e “Soiree”, në Top Channel do t’i kushtohet e gjitha bjondeve!  Këtë e bëri me dije vetë moderatorja Jonida Shehu, e cila për t’ju përshtatur tematikës, bëri ndryshimin drastik.

Nëse s’e kishit menduar kurrë bjonde Shehun, urdhëroni! Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, Jonida postoi disa foto ku siç nuk e kemi parë kurrë, shfaqej bjonde.

Jonida Shehun siç nuk e kemi parë kurrë: Moderatorja bëhet

Edhe pse duhej pak kohë që syri të përshtasë tipare e saj të arrëta, ndryshimi ia vlen! Padyshim, një shndërrim i tillë në ngjyrë, s’mund të kalonte pa u vënë re.

Mes komenteve komplimentuese dhe atyre që e preferojnë brune të përjetshme, Jonida Shehu sqaroi se flokët e rinj “janë diçka e rikthyeshme”, gjë e cila tregon se shumë shpejt do të kthehet në bazë!