TV Mania

Emisioni më i ri në Top Channel do të jetë ndryshe nga të tjerët

18 Janar 2019

Emisioni më i ri në Top Channel do të jetë ndryshe nga

Këtë sezon të ri televiziv, Top Channel do të sjellë një tjetër emision me në qendër kryesisht moshat e reja. E veçanta e programit, nisur nga fakti se të rinjtë qëndrojnë gjithnjë e më pak para televizorit, lidhet me transmetimin në YouTube.

Emisioni më i ri në Top Channel do të jetë ndryshe nga

“Voilà” do të transmetohet së shpejti çdo të premte livestream në kanalin e YouTube-t të Top Channel dhe do të moderohet nga Xhesika Muçaj, që për momentin prezanton “The Top List”.

Emisioni më i ri në Top Channel do të jetë ndryshe nga

Informacione, showbiz, intervista, paparaci, të pathënat e personazheve të huaj etj do të jenë disa nga rubrikat mbi të cilat do të drejtohet programi.

Ndjekësit do të kenë mundësi edhe të dërgojnë video-mesazhe dhe të bëjnë dedikime për personazhet publike.

Referuar gjithë ç’thuhet deri tani për programin, duket interesant megjithatë mbetet për t’u parë.