Pak orë më parë, Bleona ndau me ndjekësit e saj në Instagram, një video të re muzikore, që siç e thekson këngëtarja nuk ishte bërë për tu publikuar.
Aty, ajo shfaqet duke kënduar këngën e famshme italiane “Su di noi”, kënduar nga këngëtari i njohur, Pupo.
“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua, pak nga muzika me të cilën u rrita. Kjo dhe shumë këngë të tjera italiane më ndihmuam të formohesha në artisten që jam sot, që kur isha fëmijë. Kushdo që më njeh mua personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm për të kuptuar këngën time të preferuar. Sot e kësaj dite, unë ende e këndoj këtë në çdo koncert timin. “Su di noi” nga i pari dhe i vetmi, Pupo. Kjo video nuk është bërë për t’u publikuar, por me çfarë ndodhi në Malibu tani ky projekt zë një vend të veçantë në zemrën time.”- shkruan Bleona duke shtuar se e gjithë kjo është një dhuratë për fansat e saj.
Këngën “Su Di Noi”, Bleona e solli në plazhet e Malibusë dhe e përshtati tërësisht në stilin e saj, si në të kënduar, veshje, ashtu dhe në performancë.