Instagramming

Almeda Abazi shuan nga pak kureshtjen tuaj rreth shtatzënisë

5 Janar 2019

Almeda Abazi shuan nga pak kureshtjen tuaj rreth shtatzënisë

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, po përjetojnë shtatzëninë e parë në sytë dashamirës të publikut. Ajo e deklaroi vetë se janë në pritje të ëmbël, publikoi rrahjet e zemrës, madje zbuloi dhe emrin e të voglit (me shumicë votash, do të quhet Effhan). Disa orë më parë, Almeda iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj dhe tek-tuk, tha disa të reja.

Ushqimi i preferuar tani që është shtatzënë? S’ka një të tillë. I hahet gjithçka. Ndërsa gjëja që bën me më shumë qejf dhe këngët e preferuara të shtatzënisë kombinohen në një. Almeda thotë se i pëlqen shumë të dëgjojë këngët e preferuara teksa i jep makinës. Shërben si terapi për të.

Siç ka thënë dhe më parë, s’do të shqetësohet asnjë grimcë për peshën e shtuar gjatë shtatzënisë. Në muajin e gjashtë, Almeda ka shtuar 8 kilogramë.

Duke marrë parasysh se Almeda është shqiptare, ndërsa bashkëshorti i saj turk, dikujt i lindi natyrshëm pyetja ç’gjuhë do t’i mësojnë fëmijës. “Do të mundohem t’i flas vetëm shqip,” u përgjigj ajo. 

Më poshtë gjeni gjithë pyetjet të cilave iu përgjigj moderatorja, përfshirë dhe disa në turqisht të cilat s'i përkthyem dot.

Almeda Abazi shuan nga pak kureshtjen tuaj rreth shtatzënisë