Metropolitan

Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është përdhunuar edhe nga Harvey Weinstein

Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është

Ish-modelja Crystal McKinney, e cila pretendon se është droguar dhe përdhunuar nga Sean Combs, ka paraqitur një tjetër padi kundër Harvey Weinstein. Ajo dorëzoi padinë më 30 maj, në Gjykatën Federale në Manhatan, ku pretendon se në vitin 2003, së bashku me miken e saj, janë përdhunuar nga Harvey në një dhomë hoteli.  
 
Crystal McKinney pretendon se një drejtues i paidentifikuar nga industria e modelimit kishte organizuar një takim mes saj dhe Weinstein për “mundësi biznesi”. Ajo kishte shpresa për të hyrë në industrinë e filmit dhe mori me vete shoqen e dhomës, gjithashtu modele që donte të punonte në të njëjtën industri. Sipas padisë, ata u takuan me Harvey-n në një klub nate.

Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është
Crystal McKinney

Ish-modelja pohon se Harvey tha se kishte vështirësi për t’i dëgjuar për shkak të zhurmës në klub, ndaj i ftoi në dhomën e tij të hotelit në “Ritz-Carlton Battery Park”. Sipas padisë, McKinney pretendon se Weinstein u dha alkool dhe më pas i kapi gjoksin, çka shkaktoi derdhjen e pijes mbi këmishën e saj. Ajo dhe shoqja e saj shkuan në tualet, ku Harvey “u fut me forcë”, u zhvesh dhe i detyroi ato të kryenin marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën para tij, përpara se t’i përdhunonte, thuhet në dëshmi.

Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është
Harvey Weinstein

Në një padi të veçantë të paraqitur në maj 2024, Crystal McKinney akuzon Combs për drogim dhe përdhunim. Ajo pohon se u takua me të në një darkë gjatë Javës së Modës në vitin 2003, kur ishte 22 vjeç. Gjatë darkës në Diddy e ngacmoi dhe i ofroi shumë alkool.
 
Sipas padisë, më pas ai e ftoi në studion e tij të regjistrimit në Manhattan. Ajo pranoi, duke menduar se ishte një vend i sigurt për shkak të natyrës profesionale të ambientit. Aty, ajo pretendon se Diddy i dha një cigare me marijuanë që dyshon se ishte e përzier me një narkotik. Më pas, sipas saj, Diddy e detyroi t’i bënte seks oral.

Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është
P.Diddy

McKinney thotë se humbi ndjenjat pak pas kësaj dhe kur u zgjua, ndodhej “në gjendje shoku në një taksi”. Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat dhe aktualisht po gjykohet pas arrestimit në shtator. Ai ka thënë se është i pafajshëm për akuzat për trafik seksual, transport për prostitucion, përdhunim dhe shantazh. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm. Një nga paditë ndaj tij vjen nga Casandra Ventura (Cassie), e cila ka dëshmuar se ai e ka abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht për më shumë se një dekadë. Dëshmitarë si Dawn Richard dhe Kid Cudi kanë mbështetur dëshminë e saj gjatë gjyqit.
 
Ndërkohë, Weinstein po rigjykohet për akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Në gjyqin fillestar të vitit 2020, ai u shpall fajtor për dy nga pesë akuza — një për krim seksual dhe një për përdhunim në shkallën e tretë. Ai u dënua me 23 vjet burg, por në prill 2024, një gjykatë apelimi e rrëzoi vendimin, duke deklaruar se prokurorët nuk duhej të kishin lejuar disa nga viktimat e tjera të dëshmonin për akuza që nuk kishin lidhje direkte me çështjen.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.