Në shtator të këtij viti, Almeda Abazi dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së bebit, megjithëse foton e ndau me ndjekësit pak orë më parë.
Ajo duket shumë më tepër se thjesht e emocionuar nga një moment i tillë.
Në shtator, Almeda duhet të ketë qenë në muajin e dytë të shtatzënisë – periudha ideale dhe më e përshtatshme për të dëgjuar rrahjet e zemrës së bebit.
Si rregull i përgjithshëm, pas 5.5 – 6.5 javëve, mjekët janë në gjendje të kontrollojnë rrahjet e zemrës së fetusit përmes pajisjeve me ultratinguj.
Për të krijuar një ide, ndiqni këtë video nga Colleen Ballinger.
Almeda dhe partneri i saj Tolgahan do të bëhen prindër të një vogëlushi, lajm që u konfirmua në tetor. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ndarë me ndjekësit detaje si barku u rrumbullakosur ose kilogramët e tepërt.