Në fakt, “harrojeni” nuk është fjala e duhur për një perlë si kënga “Unë dhe Ti” e Alban Skënderajt, megjithatë mund të themi se në 2018-n gjeti një zëvendësuese të denjë.
Si rrallëherë, kënga që u lançua me rastin e Shën Valentinit 2 vite më parë, u dëgjua më pak nëpër dasmat e këtij viti dhe arsyeja ndoshta ishte: Ylli Limani.
Na lejoni t’ju risjellim në vijim tekstin e këngës “Ty” të shoqëruar me foto të çifteve gjatë vallëzimit nëpër dasma ose gjatë propozimit për martesë.
“N’krahët e tu
E kom gjet un venin tem
Se aty kurgjo nuk dhem
Se me ty shpirti m’flen
E n’krahët e mi
Erën tone kur e ni
Jom sigurt me ty, e di.
Po du mu rrit me ty
Unë po du mu plak me ty
Ti s’e din
Ton jetën t’kom lyp.
E tash që t’kom gjet
T’lutna rri mos m’le vet
Se nuk e du këtë jetë, pa ty
E tash që t’kom gjet
N’duat e tua du me dek
Se nuk e du këtë jetë
Pa ty...Pa ty...
A ma fal
Unë nuk jom
i mirë me fjalë
E sa herë t’kom përball
Frymë nuk marr
E zemra ndal.
O shpirti jem
Gzimi yt, o gzimi jem
Loti yt o loti jem
Mu m’dhem kur ty t’dhem.”
Kënga me muzikë dhe tekst të vetë Yllit dhe produksion të Florent Boshnjakut, ishte kolona zanore e shumë propozimeve, fejesave, surprizave etj.
Siç e thekson edhe vetë në postimin e mëposhtëm – ku mund të shihni edhe videot – në një pjesë të tyre, Ylli ka qenë prezent si surprizë për çiftin.