Celebrity

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar një ish-i tjetër

4 Dhjetor 2018

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar

Pra, punë ish-të dashurish! Duket se Ariana Grande e ka ndarë mendjen ta fshijë njëherë e përgjithmonë Pete Davidson-in nga jeta dhe normalisht që tatuazhet nuk bëjnë përjashtim. Për t'ju freskuar memorien: në fillim të këtij viti, ajo bëri tatuazh numrin “8418” – që ishte një formë nderimi për të atin e ndjerë të Pete-it. Ai ishte zjarrfikës dhe ndërroi jetë gjatë sulmit të Kullave Binjake në New York më 11 shtator të vitit 2001, ditë kur në kostum mbante pikërisht numrin 8418.

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar

Megjithatë ky tatuazh nuk është më pasi këngëtarja ka vendosur ta mbulojë duke shkruar “Myron” – emri i qenit të Mac Miller, ish- i dashuri i Ariana-s që ndërroi jetë në 7 shtator të këtij viti si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

HER MYRON TATTOO WE GOIN?? CRY

A post shared by yourarisource (@yourarisource) on

Pas vdekjes së tij, Ariana vendosi ta adoptonte qenushin Myron, i cili është tani aq i rëndësishëm sa e meriton një tatuazh.

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar
Mac Miller dhe Myron

Nuk është hera e parë që 25-vjeçarja mbulon tatuazhet dedikuar Pete Davidson. Për shembull zëvendësoi emrin e tij të shkruar në kursive 

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar

me një zemër të madhe të zezë.

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar

Nga ana tjetër: sërish një zemër e madhe e zezë!

Ariana Grande mbulon tatuazhin e një ish-i për t’ia dedikuar
Pete Davidson