Shqipëria

Historia frymëzuese e Elsidit, 22- vjeçarit me nevoja të veçanta

3 Dhjetor 2018

Historia frymëzuese e Elsidit, 22- vjeçarit me nevoja të

Që kur lindi, Elsid Sekja kishte vështirësi në lëvizje. Megjithatë kjo nuk e ndaloi 22- vjeçarin për të ndjekur ëndrrën e tij me shpresën se do të mund t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka nevojë për mbështetje.

Momentalisht Sekja është në vit të tretë për Punë Sociale.

"Arsyeja përse kam zgjedhur degën e Punës Sociale është sepse më pëlqen të merrem me këtë problematikë, me të cilën përballem edhe unë, me fëmijët me aftësi të kufizuara, me paragjykimet që ndodhin në qarkun tonë. Më pëlqen shumë të jem i njerëzishëm.”

Historia frymëzuese e Elsidit, 22- vjeçarit me nevoja të

Përgjatë viteve, të riut i është dashur të jetojë me peshën e paragjykimit:

“Kam pasur raste, por si natyrë e fortë që jam e kam përballuar. Dëgjoj shpesh thënie "si e lënë të dalë vetëm’" apo "sa gjynah". Shpesh jam përballur me lloj-lloj paragjykimesh dhe përbuzjesh, por i kam kaluar me forcë dhe vendosmëri. Sigurisht edhe përkrah familjes, si gjithmonë”

E ndoshta sot Elsidi mund të ishte ndër të parët që të kërkonte largimin nga Shqipëria,refuzon ta bëjë.

“Mesazhi im për të tjerët është: Mos u ndieni të paragjykuar, edhe nëse keni një problematikë të caktuar. Gjëja tjetër që u bëj apel është ta kalojnë jetën e tyre në Shkodër, në vendin ku ata janë lindur, të kontribuojnë për atë vend siç po bëj edhe unë. Megjithëse kam një të metë fizike, për të cilën paragjykohem, përpiqem ta kaloj. Do të qëndroj në Shkodër, nuk kam qejf të largohem jashtë shtetit. Përderisa unë i kam kaluar këto barriera, është e kotë të largohem nga Shkodra” shprehet Sekja per "Top Channel".

Sipas tij, askush nuk është i dobët; mjafton pak kujdes e dashuri për t’ia dalë!