Mes Seven Saraqit dhe Noizy-it gjërat duken se nuk janë aspak mirë. Pak më parë, ka qenë Seveni i cili përmes një postimi në Instastory ka akuzuar Noizy-n se ka kërkuar të heqi nga YouTube projektin e tyre, “Si me kon zezake”.
“Noizy kërkon të tërheqë këngën “Si me kon zezake” para 4 viteve. Nuk mund t’i bëj tagg se më ka bërë block. Këngën, shumë mirë e dimë që vetë ke dasht të hysh kur e kemi punuar me Dj A-Boom-in. E ke dit’ që është hit dhe për ktë arsye hyrë në këngë si mysafir. Dua thjesht të di pse je kaq i mërzitur? Është ende dashuri, kjo është thjesht muzikë, mos hyr në ndjenjat e tua kiki.”- shkruan me ironi Seven, në postimin që më pas nuk vonoi ta fshinte.
“Si me kon zezake” erdhi si bashkëpunim mes Noizy-it dhe Seven rreth 3 vite më parë. Ndonëse arsyeja e akuzave nuk dihet ende, kujtojmë se pak ditë më parë Seven nxori bashkëpunimin e tij me Don Phenom-in, i cili më parë ka publikuar këngë që janë diss për Noizy-n.