Shqipëria

Shtohen tre lëndë me zgjedhje në provimet e Maturës Shtetërore

30 Nëntor 2018

Shtohen tre lëndë me zgjedhje në provimet e Maturës

Në përfundim të shkollës së mesme, studentët në vend japin me detyrim tre provime: matematikë, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe anglisht, niveli B1. Ndërsa përsa i përkiste provimeve me zgjedhje, kishin tetë mundësi. Sipas një udhëzimi nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, numri i lëndëve që mund të jepen provim me zgjedhje shkon në njëmbëdhjetë.

Në listë janë shtuar Histori Baleti, Histori Muzike dhe Histori Arti. Pjesa tjetër e lëndëve mbetet e pandryshuar. Udhëzimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit janë publikuar programet orientuese të Maturës Shtetërore 2019 për të gjitha lëndët – me detyrim a me zgjedhje –  me përjashtim të treshes së përmendur më sipër, për të cilat nuk ka ende një program.