Dje, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia mirëpritën Presidentin e Kinës Xi Jinping dhe Zonjën e Parë Peng Liyuan, të cilët gjenden në Spanjë për një vizitë zyrtare. Mbretëreshë Letizia – e cila thyen protokollin mbretëror herë pas here me veshjet e saj, por gjithnjë në mënyrë elegante – zgjodhi një firmë të pazakontë.
Letizia veshi një fustan treçerekësh, me mëngë të gjata, me detaje zogjsh dhe lulesh nga brandi britanik ASOS, i cili kushton $119. Ajo ruajti paletën bezhë, myshk dhe rozë të fustanit me çantën nude nga Magrit dhe taka të thjeshta. Ndërsa vathët dyngjyrësh nga Coolok, të gjelbërt dhe rozë, kishin intensitetin perfekt të ngjyrës.
Kjo s’është hera e parë që Letizia zgjedh veshje të përballueshme: më parë, ka zgjedhur një fustan nga Hugo Boss – veshur disa herë – dhe një palë espadrille të lira spanjolle. Sigurisht, vlejnë të përmenden edhe këpucët Steve Madden, që gjithashtu i ka veshur disa herë.

Fustani rozë nuk gjendet më në stok.