Celebrity

Modelja ka këmbë aq të shëmtuara, sa s’ka lënë foto pa i photoshop-uar

20 Nëntor 2018

Modelja ka këmbë aq të shëmtuara, sa s’ka

Chrissy Teigen i urren këmbët e veta. I-u-rren! E ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” sot, modelja dhe autorja foli haptazi për pasigurinë e saj më të madhe.

“Kam këmbë të shëmtuara,” tha ajo dhe mbuloi këmbët me duar, që të mos i shihnin të gjithë, natyrisht. “Kam këmbë të xhunglës aziatike – janë kështu sepse supozohet t’u ngjitemi pemëve,” shtoi ajo.

“E kisha në kontratën me Sports Illustrated: asnjë foto me këmbë,” tha Chrissy. “I zhysja në rërë.”

Modelja ka këmbë aq të shëmtuara, sa s’ka
Chrissy Teigen në Sports Illustrated

Sigurisht, bashkëshorti i saj, John Legend, i ka parë këmbët në fjalë nën dritën e diellit, ashtu siç janë. “John thotë gjithmonë se nëse vdes, thjesht duhet të shkojë në morg dhe të shohë këmbët në vend të fytyrës. Më njeh nga këmbët,” thotë ajo.

Ellen i tregoi foton e mëposhtme, ku duken këmbët e Chrissy, por hah! “Janë të photoshop-uara. Siç e kemi lënë dhe në kontratë,” tha Chrissy. “E ke parasysh që disa njerëz rregullojnë të pasmet dhe fytyrën? Unë thjesht bëj këmbët.”

Modelja ka këmbë aq të shëmtuara, sa s’ka

Chrissy ka photoshop-uar çdo foto që i ka rënë në dorë, por disa, si kjo më poshtë, janë në internet përgjithnjë.

Modelja ka këmbë aq të shëmtuara, sa s’ka

Hmm. Mund të ishin dhe më keq.