Instagramming

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të përlotej!

20 Nëntor 2018

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të

Prej kohësh, Lori Hoxha është shpërngulur në Londër dhe siç tregoi vetë, ndodhet atje për të përfunduar studimet.

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të

Nga fotot dhe videot që poston çdo ditë në Instagram, kuptohet fare mirë që ai vend i ka vjedhur gjysmën e zemrës, pasi gjysmën tjetër e ka lënë këtu.

Nuk e dimë nëse është moti gri i Londrës apo thjesht malli, por sot Lori është zgjuar më nostalgjike se kurrë. Rreth një orë më parë, trashëgimtarja e Top Media-s postoi një sërë fotosh në Instastory, ku tregon se i mungojnë kaq shumë gjëra nga Tirana.

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të

“Mall për vajzat e mia!”- shkruan ajo në foton ku shfaqet e përqafuar me 2 mikeshat e ngushta dhe Sarën. 

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të

Story i radhës bëhet bëhet edhe më emocional akoma.  Një dhuratë nga Londoni i vogël për tezen. Bashkë me një pusullë të shkruar në “gjuhën e tij”.

“Tizhja Joji, kështu ti do të ndihesh më afër shtëpisë. Mami Saja dhe Dondon Bisa.”

Kaq mjaftonte që Lori të kujtojë si i flet asaj bebushi i preferuar, që për më tepër i kishte sjellë edhe dhuratën që i mungonte më shumë.

Dedikimi i London dhe dhurata e Sarës: Kaq mjaftoi që Lori të

Një kuti me salcën e preferuar të domateve për pasta!